Kourtney Kardashian feston sot 46-vjetorin dhe nëna e saj, Kris Jenner, e ka uruar publikisht me një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Duke ndarë një foto të tyre, Jenner e cilësoi vajzën e saj të madhe si një “dhuratë nga Zoti”, duke shprehur mirënjohjen për rolin që Kourtney ka pasur në jetën e saj.
Gëzuar ditëlindjen për fëmijën tim të parë, dhurata ime nga Zoti, Kourtney e bukur! Ditën që më bëre nënë, bota ime ndryshoi përgjithmonë
Ajo shtoi se Kourtney i ka sjellë gëzim, dashuri, qëllim dhe kujtime të paharrueshme.
Në mesazhin e saj, Jenner theksoi gjithashtu forcën, zemrën dhe mënyrën unike të jetesës së vajzës së saj, duke përfunduar me fjalët:
Të dua dhe të falënderoj çdo ditë që më zgjodhi Zoti të jem mamaja jote.
Urimi prekës është pritur me emocione nga ndjekësit në rrjet, të cilët kanë bashkuar urimet e tyre për Kourtney në këtë ditë të veçantë.