Gossip Showbiz

Khloé Kardashian rrëfen momentin kur e zbuloi tradhtinë e Lamar Odom: “U çmenda kur i pashë në…”

Khloé Kardashian ka zbuluar një nga episodet më të vështira të martesës së saj me ish-bashkëshortin Lamar Odom, gjatë një interviste në podkastin “Call Her Daddy”.

Ylli i reality show-t tregoi se e kishte kapur në flagrancë Odomin, teksa e tradhtonte në një motel në qendër të Los Anxhelosit.

Ne ishim ende të martuar. Ai shkoi në një motel me një vajzë. E ndoqa, kuptova në cilën dhomë ishte dhe kur pashë nga dritarja, ishin të zhveshur ose vajza kishte vetëm të brendshme. Trokita dhe, çuditërisht, ma hapën derën. U çmenda

Kardashian dhe Odom u martuan në vitin 2009, por u ndanë në vitin 2013, megjithëse divorci u finalizua në 2016.

Gjatë martesës, Lamar përballej me probleme serioze të varësisë dhe pabesisë.

Khloé gjithashtu kujtoi se të nesërmen duhej të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së motrës së saj, Kourtney Kardashian, ndërkohë që ishte ende e tronditur nga ngjarja.

Duarët e mia ishin të gjakosura dhe të plagosura. Vendosa fashat dhe u bëra sikur asgjë s’kishte ndodhur. Nuk u thashë asgjë.

Ndërkohë, Lamar ishte i habitur se si ajo e kishte zbuluar vendndodhjen e tij.

Khloé zbuloi se kishte vendosur pajisje gjurmuese në makinat e tij, një veprim që sipas saj ishte rezultat i sjelljeve të partnerëve mashkull që e kishin detyruar të ndërmerrte hapa të tillë.

Mos u sillni sikur nuk më keni çuar në këtë pikë dhe tani më quani psikopate. Nuk jam më aq posesive

Rrëfimi i sinqertë i Khloé-s ka rikthyer vëmendjen mbi periudhën e vështirë të martesës së saj dhe sfidat emocionale që ka kaluar gjatë saj.