Gossip Showbiz

Khloé Kardashian i ndalon fëmijët e saj që të shkojnë tek shtëpitë e miqëve? Pse?

Khloé Kardashian ka bërë të qartë se fëmijët e saj nuk do të marrin kurrë pizhamat dhe çantat e gjumit për të fjetur në shtëpitë e shokëve – një vendim i fortë që ajo e justifikon me shqetësimet për sigurinë dhe ndikimin që kanë pasur emisionet kriminalistike tek ajo.

Në episodin e fundit të podcast-it të saj “Khloé in Wonder Land”, ylli i “Keeping Up With Kardashians” i tregoi presidentit të UFC-së, Dana White, se nuk ndihet aspak rehat me idenë që vajza e saj True dhe djali Tatum të kalojnë netë jashtë shtëpisë.

Nuk u lejoj të flenë gjumë jashtë shtëpisë, sepse jam nga ato tipat që mendojnë shumë. Kam parë shumë ‘Dateline’

Ajo nuk specifikoi nëse ky rregull vlen për të gjithë apo ka ndonjë përjashtim për të afërmit dhe miqtë e ngushtë.

Megjithatë, në një intervistë me detektor gënjeshtrash në vitin 2022, ajo kishte pranuar se vajza e saj True nuk kishte fjetur as në shtëpinë e tezes së saj, Kourtney Kardashian.

Ironikisht, vetë Khloé është treguar një mike e mirë me miqtë… në shtëpinë e saj. Vitin e kaluar, ajo organizoi një festë me pizhama në shtëpi, ku morën pjesë fëmijët e Kim Kardashian – Psalm dhe Chicago, djali i Kourtney – Reign, si dhe vajza e Rob Kardashian – Dream.

Khloé ndan kujdestarinë për fëmijët e saj True dhe Tatum me ish-partnerin e saj Tristan Thompson.

Marrëdhënia e tyre ishte e lëkundur për vite, përpara se të ndaheshin përfundimisht pas lindjes së Tatum, kur u zbulua se Tristan kishte sjellë në jetë një fëmijë me një grua tjetër.

Vendimi i Khloé për të ndaluar fëmijët nga fjetjet jashtë ka ngjallur diskutime, me shumë që e konsiderojnë si një qasje të rreptë, por të kuptueshme, në një botë ku siguria e fëmijëve është gjithnjë e më shqetësuese.