Gossip Showbiz

Khloe Kardashian pranon ndërhyrjet estetike: “Ja çfarë kam bërë në të vërtetë”!

Khloe Kardashian ka reaguar hapur ndaj spekulimeve rreth pamjes së saj, duke zbuluar publikisht të gjitha ndërhyrjet estetike që i është nënshtruar gjatë viteve.

Në një koment në Instagram, ylli i “The Kardashians” vendosi të sqarojë gjithçka pas një videoje të postuar nga një mjek estetike, Dr. Jonny Betteridge, i cili listoi procedurat që besonte se Khloe kishte kryer.

Në video, doktori analizoi pamjen e saj ndër vite dhe sugjeroi se ajo mund të kishte bërë një “ngritje të fytyrës dhe qafës”, “implant në mjekër”, “rinoplastikë”, “blefaroplastikë të sipërme” dhe një “ngritje të vetullave”.

Por Khloe nuk e la këtë pa përgjigje. Ajo komentoi:

E marr këtë si një kompliment të madh. Së pari, mendoj se këto foto janë rreth 15 vjet larg njëra-tjetrës. Por ja çfarë kam bërë në të vërtetë.


Ajo listoi me sinqeritet procedurat e konfirmuara:

-Një operacion në hundë (rinoplastikë)

-Largim të qimeve me lazer në vijën e flokëve dhe pjesë të tjera të trupit

-Botoks

-Skulpturë në faqe, për të trajtuar një zonë ku i ishte hequr një tumor

-Lazer me valë të buta për shtrëngimin e lëkurës

-Fillers në të kaluarën, por jo vitet e fundit

Kam dëgjuar se fillers nuk zhduken plotësisht, kështu që jam e sigurt që disa janë ende aty, por janë qetësuar

shtoi ajo me një ton realist dhe të vetëdijshëm.

Duke mbyllur reagimin e saj, Khloe u shpreh:

Në vitin 2025 ka kaq shumë alternativa para se të bësh operacion. Por kur të vijë momenti, dhe nëse vendos ta bëj, njoh disa mjekë të mrekullueshëm

Përgjigjja e sinqertë e Khloe-s u përshëndet nga fansat si një shembull i rrallë transparence në botën e famës, ku shpeshherë ndërhyrjet estetike mohohen apo fshihen.