Ylli i “Keeping up with the Kardashians” së fundmi ka dhënë një intervistë radiofonike për Laura Wasser ku ka zbuluar se si është marrëdhënia me Tristan Thompson pas ndarjes.
Khloe u shpreh se ende situata e tradhëtisë është shumë e vështirë për të aq më tepër kur duhet të parballet me ish-partnerin e saj shumë shpesh.
34-vjeçarja shtoi se për shkak të vogëlushes së saj True, ajo mban kontakt me Tristan Thompson dhe para saj ata gjithmonë ruajnë marrëdhënie miqsore.
Për Khloe Kardashian është e rëndësishme që bebushes së saj të mos i transmetohet asnjë energji negative nga situata e prindërve të saj.