Celebrities Music Showbiz

Killua: “Albumi, nevojë e imja për të rrëfyer histori të atyre që m’kanë pëshpërit në vesh copëza të jetës”!

Killua, apo siç mund ta njihni tashmë edhe me alteregon e tij të dytë Sir-A, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. Ai diskutoi më shumë mbi albumin e tij të fundit, “Rrno për me tregue”, si dhe ka treguar se kujt i drejtohet dhe çfarë mesazhi ka dashur të përcjellë.

Herë – herë të është dashur të bëhesh dhe vetë personazh në këngët e tua. Përse ke zgjedhur dhe këtë mënyrë? Çfarë do të tregosh?

Është sepse njerëzit kanë frikë nga dalja në publik i emrit të tij apo histories së tij, sepse duhet të jenë anonim sepse janë njerëz të thjeshtë. E kam marrë unë përsipër.

Kopertina e albumit “Rrno për me tregue” është një gjetje e veçantë… Kush ka punuar për të dhe çfarë shprehin linjat dhe ngjyrat e përzgjedhura në këtë kopertinë?

Këtë e ka vizatuar ime motër, Kriselda. Ajo ka mbaruar shkollën për design në Firence. Ky lloj cover-art shpreh një vizatim të një fëmije të traumatizuar. Nëse shohim vizatimet e fëmijëve të traumatizuar, do të shohim që linjat dhe ngjyrat ata i vendosin në vende të pacaktuara, ose janë të deformuara. Dhe kjo është për të treguar se çfarë ka ndodhur nga ky brez, i ’97, ’98. Në njëfarë mënyre ua dedikoj atyre këtë album.

Për kompozimin e shumicës së albumit tënd është kujdesur Eugen Herri. Ka qenë i vështirë bashkëpunimi juaj duke qenë se i përkisni dy gjeneratave të ndryshme dhe iu është dashur të “shkrini” dy realitete?

Ka qenë e vështirë. Ai i përket gjeneratës Z, nga ’98 e mbrapa. Eugeni ka bërë gjysmën e albumit, ka ndihmuar dhe Arnon dhe unë, që kam kompozuar dhe vetë një nga këngët e albumit. Ka qenë e vështirë të përshtatej dhe ai ta besonte realisht se ne si brez kemi kaluar dhe kemi pare me sy, njerëz që rriheshin ose ishte një kohë që nuk dilje dot me varëse floriri. Ai nuk e kuptonte. Për t’u future tek personazhi dhe për t’i dhënë emocione, më duhej t’i tregoja gjithë historinë. Dhe e di historinë e jetës sime pike më pike ai djalë.