Gossip Showbiz

Kim Kardashian na ka gënjyer për një kohë të gjatë? Çfarë ka ndodhur?

Thashethemet për një romancë të re të Kim Kardashian po përhapen shpejt në rrjet, me spekulime se ajo ka nisur një lidhje të fshehtë.

Këto zëra u ndezën pas publikimit të trailerit për sezonin e gjashtë të “The Kardashians”, i cili u shfaq të premten, ku 43-vjeçarja foli shkurtimisht për jetën e saj personale. Në një moment, Kim pranoi se mund të jetë sërish në një lidhje, duke thyer premton që kishte bërë për të qëndruar beqare.

Unë kisha menduar të qëndroja beqare. Ju gënjeva plotësisht

– tha ajo me një buzëqeshje të lehtë, duke nënkuptuar se ka ndryshuar mendje.

Ky zhvillim ka ndodhur disa javë pas përhapjes së thashethemeve në rrjet, të cilat sugjeronin se Kim ishte përfshirë në një romancë me një person të panjohur, që nuk është pjesë e botës së showbiz-it, dhe që ka arritur t’i vjedhë zemrën.