Kim Kardashian tërhoqi sërish të gjithë sytë drejt saj, teksa u shfaq me një paraqitje provokuese në një event të mbajtur në Los Angeles.
Ylli i reality show-ve, 45 vjeçe, mori pjesë në eventin “UpDate Pop-Up”, të organizuar në Melrose Avenue, ku zgjodhi një veshje që theksonte linjat e saj karakteristike.
Kim u shfaq e veshur me një kostum trupi me dekolte të theksuar, të kombinuar me një fund transparent të dekoruar me detaje argjendi përgjatë anëve, një stil që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të pranishmëve dhe fotografëve.
Pamjen e kompletoi me sandale me taka të larta, të lidhura deri poshtë gjunjëve, duke i dhënë paraqitjes një prekje edhe më glamuroze.
Në event, Kardashian u shfaq e shoqëruar nga stilisti Ludovic de Saint Sernin, me të cilin pozoi para kamerave. Edhe stilisti kishte zgjedhur një veshje transparente, duke krijuar një kombinim të koordinuar me yllin amerikan.
Sa i përket look-ut, Kim i mbajti flokët e drejtë dhe zgjodhi një grim elegant, me theks te sytë dhe buzët në nuanca nude, duke qëndruar besnike stilit që e ka karakterizuar prej vitesh.
Paraqitja e saj vjen pak kohë pasi mediat raportuan se Kardashian kishte kaluar disa ditë pushimi familjar në Idaho. Sipas raportimeve, gjatë këtij udhëtimi ajo ishte e shoqëruar edhe nga piloti i Formula 1 Lewis Hamilton, si dhe nga vajza e saj më e vogël, Chicago West.
Edhe këtë herë, Kim Kardashian dëshmoi se mbetet një nga figurat më të komentuara të showbiz-it, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm me paraqitjet e saj publike, por edhe me zgjedhjet e guximshme në modë.