Showbiz

Kim Kardashian organizon një ‘baby shower’ me temë: “Kanabis”

Ajo është në pritje të fëmijës së saj të 4-t që do të vijë në jetë me anë të një nëne surrogate dhe për këtë arsye sapo ka organizuar një ‘baby shower’.

Kim Kardashian ka shpërndarë në platformat e saj sociale disa foto dhe video ku zbulon detaje nga kjo festë për djalin që do të vijë në jetë pas rreth 2-javësh.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” rrëfeu se kjo festë ka një tematikë të veçantë, atë të kanabisit. Duke qenë se kjo është një periudhë stresuese për të dhe për faktin se fëmija do të vijë në jetë pas pak javësh, ku ka mënyrë më të mirë për të festuar se sa pak CBD, pra kanabis.