Showbiz

Kim Kardashian: “Qëllimi im kanë qenë gjithmonë paratë”

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue Arabia” me Kanye West, Kim ka pranuar për herë të parë se qëllimi i saj ka qenë gjithmonë që të bëhet e pasur.

Ajo tregoi se nuk është penduar aspak për asgjë që ka bërë në sytë e publikut, përfshihet këtu edhe video-ja pornografike që ka regjistruar me ish-in e saj.

37-vjeçarja u shpreh se përgjatë viteve njerëzit kanë parë momente shumë të errëta nga jeta e saj por tashmë Kim shpreson që këto momente t’i kenë ardhur në ndihmë atyre që mund të kenë patur nevojë.

Qëllimi i saj kanë qenë gjithmonë paratë dhe fama. Për këto ajo ndihet shumë e lumtur dhe tashmë po mundohet t’i shfrytëzojë në mënyrën e duhur.