Botë e Çuditshme Food & Drink

Kinezit i ndalohet hyrja në restorant pasi hante shumë…

Një burrë kinez është përjashtuar nga një restorant “all you can eat” për arsye se hante shumë. Edhe pse vende të tilla të lejojnë që “të hash sa të mundesh”, duket se edhe një e ngrënë e tillë e paska një kufi. Zoti Kang tha për “Hunan TV” se nuk i lejohet më të hyjë në ‘Handadi Seafood BBQ Buffet’, në Changsha, pasi kishte ngrënë jashtëzakonisht shumë në disa raste.

Në vizitën e tij të parë, ai hëngri 1,5 kg mish derri, ndërsa në vizitën e dytë hëngri rreth 4 kg karkaleca deti. Kinezi thotë se restoranti “diskriminon ata që mund të hanë shumë”.

Unë e kam fajin që mundem të ha shumë fare? Nuk kam çuar dëm asgjë nga ato që mora, nuk kam bërë asgjë të keqe.

Lajmi ka “marrë dhenë” në rrjetet sociale kineze dhe në Weibo është parë më shumë se 250 milionë herë. Shumë komentues thonë se nëse restoranti nuk e përballon dot, nuk duhet të emërtojë veten “all you can eat”. Rikujtojmë, se mënyra e të ushqyerit tregon shumë për shëndetin tonë. Tani jo vetëm për atë fizik, por edhe për atë mendor dhe emocional.

Sipas studimeve, një ndryshim sado i vogël në mënyrën e ushqyerjes mund të nxisë simptomat e depresionit tek të rinjtë. Ekspertët thonë se ushqyerja konsiderohet një faktor rreziku për shfaqjen e depresionit. Ata shpjegojnë se adoleshentët dhe të rinjtë janë në një periudhë të jetës ku rreziku i depresionit është mjaft i lartë. Kjo periudhë është shumë kritike sepse gjatë saj, të rinjtë mund të përcaktojnë një qasje të caktuar ndaj ushqimit të cilën do ta praktikojnë edhe më vonë.

Nëse të rinjtë mësohen vetëm me ushqime të shpejta, atëherë një mënyrë e tillë ushqyerje do të vazhdojë edhe më vonë duke nxitur sëmundje përfshirë edhe ato mendore. Për kryerjen e studimit, ekspertët australianë rekrutuan 76 të rinj nga mosha 17 deri në 35 vjeç.