Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Showbiz

Kishte dëshirë të rikthehej sërish në BBV? Ja çfarë mendon Klajd Musabelliu!

Në çdo edicion të “Big Brother VIP” muzika ka gjithmonë një vend shumë të rëndësishëm dhe sigurisht këtë vit mes një numri shumë të madh artistësh dhe me një kitarë banorët kanë dhuruar spektakël duke risjellë hite në një mënyrë mjaft të veçantë. Duke marrë parasysh këtë edhe në “Big Brother Radio” me Klajdi Musabelliun, Petro Xhorin, Orgito Dapajn dhe Ergys Shahun një emision që këtë të enjte iu dedikua vetëm muzikës së BBV. Performanca live ishin të paharrueshme dhe nuk duhen humbur.

Në një moment Elona e pyeti Klajdin nëse kishte pasur dëshirë që të rikthehej sërish në shtëpinë e BBV?

Do të isha hipokrit nëse do të thoja që nuk do të doja të rikthehesha dhe sigurisht që më erdhi keq por jeta vazhdon. Mbylla projektin e parë menjëherë pas Big-ut dhe falë Big-ut. Vazhdoj të jem mirënjohës Top Media-s për përzgjedhjen që bënë. Tani më thonë brezat e rinj Klajdi i BBV, ndërsa të tjerët Klajdi i “Etheve”.