Prodhuesi kinez Zeekr ka prezantuar versionin e përmirësuar të 001, që duket të jetë makina elektrike më shpejt karikuese në botë. Falë baterisë “Golden Brick” 95 kWh dhe arkitekturës 900-volt, modeli ngarkohet nga 10-80% brenda vetëm 7 minutash. Makinë me dy motorë ofron 912 kuaj fuqi dhe arrin 0-100 km/h në vetëm 2.83 sekonda. Versioni me bateri 103 kWh rrit distancën deri në 437 milje, por me karikim pak më të ngadaltë, vetëm 10 minuta. Zeekr 001 vjen me tavan panoramik LED, ekran 39.3 inç HUD dhe sistem të avancuar infotainment. Dorëzimet për klientët pritet të fillojnë brenda disa ditëve.
Rikujtojmë, se drejtori ekzekutiv i Mercedesit dhe presidenti i Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), Ola Källenius, ka paralajmëruar për ndalimin e shitjes së makinave të reja me motorë me djegie të brendshme në Bashkimin Evropian nga viti 2035. Ai pohon se ky vendim do të shkaktojë një kolaps të shitjeve të makinave në Evropë. “Na duhet një verifikim realiteti. Përndryshe do të përplasemi me mur me gjithë shpejtësi”-thotë Källenius për gazetën gjermane Handelsblatt.
Ai paralajmëron se ky vendim, që de facto do të thotë shitje ekskluzive të automjeteve elektrike, do të shkaktojë kolaps në tregun evropian të makinave, përveç nëse politikanët ndryshojnë kurs, vendim ky që pritet të hyjë në fuqi pas pak më shumë se nëntë vitesh. “Natyrisht që duhet të ulim emetimet e dioksidit të karbonit, por kjo duhet të bëhet në një mënyrë teknologjikisht neutrale. Nuk duhet ta humbasim nga sytë ekonominë tonë”-shtoi ai.