Aktualitet

KLD rikthen në Gjykatën e Apelit Shpresa Beçajn

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD, vendos të rikthejë në Gjykatën e Apelit Tiranë, Shpresa Beçajn. Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, u rikthye pas 4 vitesh falë dy vendimeve gjyqësore. Beçaj ishte larguar për shkak se i përfundoi mandati dhe nuk iu pranua kërkesa në vitin 2013, për t’u emëruar gjyqtare në Apel. Gjithashtu, KLD-ja vendosi rikthimin në detyrë të gjyqtares, Pajtime Fetahu.