Aktualitet

Klosi letër kryetarëve të bashkive: Mbroni pushuesit në bregdet!

Përmes një letre publike, Ministri i Turizmit Blendi Klosi u kërkon 12 kryetarëve të Bashkive në zonat bregdetare të marrin masat për të garantuar sigurinë e jetës së pushuesve. Ministri Klosi thotë se nëse subjektet private nuk vendosin kulla dhe vrojtues plazhi duhet t’u ndërpritet menjëherë kontrata. Ultimatumi vjen në kohën kur vetëm të shtunën humbën jetën 3 pushues në plazhet e Durrësit dhe Sarandës.