1.71 miliardë euro në total është dëmi ekonomik i shkaktuar arkës së shtetit nga veprimet dhe mosveprimet e nëpunësve të administratës shtetërore në qendër e në bazë. Abuzimet i përkasin periudhës 2014-2018 dhe janë zbuluar nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. KLSH ka konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, edhe në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik 193 milionë euro. 41 subjekte janë paditur penalisht.