Aktualitet

KLSH kallëzon në prokurori ish-Drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, Feliks Baçi, pas një auditimi të kryer në këtë institucion për periudhën Janar 2016 – Dhjetor 2017. KLSH thotë se në total, nga auditimi rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të Shtetit, arrin në vlerën 48 milionë lekeve. Baçi akuzohet për Shpërdorim detyre”, dhe “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”.