Aktualitet

Kokaina në Spanjë, dalin emrat e dy shqiptarëve të arrestuar

Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë, në kuadër të super-operacionit që çoi në sekuestrimin e 1 tonëve kokainë kolumbiane. Julian Deblini dhe Dritan Gradica u prangosën bashkë me dy spanjollë e një shtetas kolumbian. Nga Kolumbia, droga transportohej me avionë çarter në drejtim të Spanjës, ndërsa ndahej në pako brenda disa valixheve të mëdha, me ngjyrë të zezë.  Në bashkëpunim me DEA-n Amerikane, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Spanjoll, vijon hetimet për të identifikuar të tjerë anëtarë të dyshuar të organizatës së narkotrafikut.