Bota

Komentatori i BBC drogohet e grabitet në Moskë

Një komentator britanik i rrjetit BBC u drogua dhe u grabit në Moskë nga një taksist. Gazetari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka konsumuar një filxhan kafe me shoferin. “Pasi ka pirë kafenë shtetasi britanik është zgjuar disa orë më vonë në periferi, pa celularin e tij dhe pa kartat e portofolin”. Më vonë është mësuar se nga karta e tij janë shpenzuar rreth 1000 stërlina.