Shqiptarët dhe biznesi shqiptar paguajnë prej vitit 2013 një taksë shtesë që ju vendos nga koncesioni i skanimit në pikat doganore. Kontrata koncesionare e Rapiskan që mban firmën e ish ministrit Bode është akuzuar si korruptive dhe për këtë arsye ajo u vu nën hetim edhe në Shtetet e Bashkuara. Çuditërisht ish anëtari i qeverisë Berisha jo vetëm që nuk u përgjigj penalisht për këtë aferë, por u zgjodh nga qeveria Rama si anëtar i këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë firmëtarët e këtij koncesioni 15-vjeçar me vlerë 250 milionë dollare duhet të hetoheshin të parët nga SPAK.