Aktualitet

Konferenca Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Rama: Toleranca fetare, një thesar i vërtetë!

Në këto çaste po zhvillohet në Tiranë Konferenca Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në kuadër të Aqaba Meeting, e cila është pritur nga kryeministri Rama. Në të marrin pjesë krerë të disa qeverive të Ballkanit, përfshi atë të Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Shkupit dhe Sofjes. “Toleranca fetare është një thesar i vërtetë, që ne duhet ta mbrojmë. Brezat e ardhshëm duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë thesar”, theksoi Rama gjatë fjalës së tij.