Policia e Qarkut Vlorë saktëson se në Dhërmi nuk ka të plagosur, ndonëse më herët u njoftua për një të lënduar nga një konflikt çasti në mjediset e një lokali nate. Sipas njoftimit zyrtar, “Një person qëlloi me armë në ajër dhe uniformat blu ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur kapjen e shoqërimin e autorit të dyshuar”. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.