Lejuan kalimin e mallrave kontrabandë, pranga dy doganierëve në pikëkalimin kufitar të Goricës në Korçë. Dyshohet se Gentian Keco e Hektor Marino shpërdoruan detyrën duke lejuar shtetasin Petre Mitre të kalonte për në tokën shqiptare, automjetin e tij “Volkswagen”, pa iu nënshtruar kontrollit e procedurave të nevojshme doganore. Në pranga ra dhe 27-vjeçari Mitre, të cilit në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan 1.3 ton fasule kontrabandë.