Policia Rrugore ushtroi kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve të transportit publik. Sipas policisë, u verifikuan 68 mjete të transportit publik dhe nuk u konstatua asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit. Ndërkaq nga kontrollet u evidentuan dhe u proceduan administrativisht, 35 automjete për parkim të gabuar, dhe 84 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.