Aktualitet

Kontrollet nga ajri, në muajin e fundit nuk është konstatuar asnjë bimë kanabis

Policia e Shtetit publikoi rezultatet e luftës ndaj kanabisit për gjysmën e parë të 2018-s. Drejtori për Sigurinë, Gjovalin Loka deklaroi se së bashku me Guardia di Finanza janë kryer rreth 70 mijë kontrolle nga ajri, ku në muajin e fundit nuk është konstatuar asnjë bimë kanabis.Ndërkohë sipas tij, që nga janari deri në maj janë konstatuar 23 parcela me 2mijë e 579 bimë kanabis. Në krahasim me të njëjtën periudhë të para një viti, Policia deklaroi janë konstatuar 53 parcela më pak.