Rajoni

Koracia i ndalon hyrjen në territor presidentit Vuçiç, Ministria e Jashtme serbe: Skandaloze dhe e padëgjuar!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kishte planifikuar të vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e lejuan atë të hyjë në vend. Presidenti serb, reagoi në rrjetet sociale duke postuar një fotografi të monumentit të Lules së Gurit në Jasenovac, kushtuar të gjitha viktimave që u vranë në kampin e Jasenovacit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

”Ju vetëm bëjeni punën tuaj. Populli serb do të jetojë dhe nuk do të lodhet kurrë”, shkroi presidenti serb.  Ndërsa shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviç përmes një konference të jashtëzkonshme për shtyp njoftoi se Qeveria e Serbisë do të vendosë për kundërpërgjiogjen ndaj Kroacisë pas vendimit të saj që i ndaloi vizitën presidentit serb.

“Ajo që shkruhet në notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, e cila ndalon vizitën private në Jasenovac të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është jo vetëm skandaloze, por edhe e frikshme, e padëgjuar dhe e pabesueshme që po ndodh pas Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi ministri i Jashtëm i Serbisë Nikolla Selakoviç!

Selakoviç poashtu njoftoi Serbia ka dërguar një notë proteste në Ambasadën e Kroacisë në Serbi, të cilën e ngarkuara  me punë sipas tij nuk ka pranuar ta marrë sot.

Gazeta Jutarnji list bëri të ditur se Vuçiç së bashku me një delegacion nga Beogradi kishte planifikuar të vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin. Siç raportohet, pa njoftim zyrtar për autoritetet kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiç ka dashur që ta kalojë kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina, njohur si Republika Sërpska dhe të mbërrijë në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.