Një çift bashkëshortësh u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi në aksin Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kuç. Sipas informacioneve paraprake të policisë, makina dyshohet se ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një parcelë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.