Aktualitet

Korçë, rriten rastet e vjedhjeve

Persona ende të paidentifikuar grabitën kabllot elektrikë për ndriçimin e rrugës kombëtare Korçë-Ersekë. Nga verifikimet rezulton se janë vjedhur dhjetëra metra kabllo. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në një tjetër zhvillim po në juglindje, 10 ditët e fundit ka një rritje alarmante të vjedhjeve në qytetin e Korçës. Uniformat blu raportojnë për 16 banesa e biznese të grabitura. Në vetëm 5 ngjarje, policia mundi të identifikojë autorët.