Shpërndanin drogë në Korçë, pranga tre personave. Blutë e qytetit juglindor arrestuan shtetasit Julian, Mikel e Mondi Mingo, të cilëve iu sekuestruan 13.2 gramë heroinë. Lënda narkotike u gjet në dyqanin në pronësi të Mondi dhe Mikel Mingos, në Lagjen nr.9 të Korçës.