Sulmi mediatik dhe në rrjetet sociale kundër ish trajnerit të Koresë së Jugut që u eliminua në fazën e grupeve në Botërorin 2026 është vërë kaq i rëndë sa e detyroi trajnerin të largohet nga vendi
Hong në fakt mori avionin dhe u arratis për në SHBA për shkak të situatës që u krijua në vendlindjen e tij duke ia bërë të vështirë jetën.
Hong Myung-bo sulmohet përditë, i është ndaluar të hyjë në disa lokale dhe madje edhe kërcënohet me vdekje. Ka mundësi që ky vendim të mos jetë përfundimtar, por të lë të kuptosh se në vend është krijuar një klimë shumë toksike pas dështimit të skuadrës koreanojugore në fushatën e saj në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.