Bota

Nga 5 maji Koreja e Veriut barazon orën me atë të Jugut

Asambleja Supreme e Koresë së Veriut miratoi një dekret, i cili duke nisur nga 5 maji i këtij viti, do të njëhsojë zonën kohore të Phenianit me atë të Seulit. Vendimi i Veriut për të kthyer akrepat 30 minuta prapa është marrë që në vitin 2015. Edhe nga Seuli, mbërrijnë sinjale pozitive. Ministria e Mbrojtjes koreano-jugore, do të heqë altoparlantët e fuqishëm përgjatë kufirit të përdorur në aktivitetet e propagandës kundër Veriut.