Në Angli ekzistojnë 29 grupe me njerëz që bëjnë pjesë në ato që quhen “Koret e të stonuarëve”.
Prej vitit 2016 këto kore mblidhen në grupe për një arsye të vetme, për të kënduar për qejfin e tyre. Qindra njerëz nga mosha 15 deri në 92- vjeç kanë vetëm diçka të përbashkët me njëri-tjetrin. Askush nga ata nuk di të këndojë apo të pakin një notë siç duhet.
Ideja e krijimit të këtyre koreve erdhi nga një grua e quajtur Nadine Cooper e cila vite më parë është përjashtuar nga kori ku bënte pjesë pasi profesori i tha se kishte një zë të tmerrshëm dhe po i shkatëronte pasionin për muzikën.
Prej vitesh ajo nuk pranonte të këndonte askund tjetër derisa kuptoi se e dashuron muzikën edhe pse nuk ka zë dhe as talent në të kënduar. Me të krijuar “Korin e të stonuarëve” pranë saj erdhën qindra persona për të aplikuar me dëshirën për të qenë pjesë e kësaj aventure të veçantë.
Moto e tyre dhe mesazhi për të gjithë ata që duan por nuk mund të këndojnë është: “Këndo sikur askush nuk po të dëgjon”.