Presidenti i Republikës, reagoi për herë të parë për debatin mbi korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ilir Meta tha se dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin. “Është krijuar për të udhëhequr procesin e pranimit të realitetit, në emër të paqes e stabilitetit. Çdo debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim përveçse provokon emocione dhe retorika populiste nuk sjell dobi” u shpreh kreu i shtetit shqiptar.