Sport

Kosova e fiton pikën e parë në Ligën e Kombeve

Kosova bëri një start pozitiv duke marrë pikën e parë ndaj Azerbajxhanit në një barazim pa gola, në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve. Sfida nisi qetë me dy përfaqësueset që fillimisht ishin të kujdesshme dhe loja luhej kryesisht në mesfushë. Ndeshjen e radhës Kosova do ta luaj të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Ishujve Faroe.