Rajoni

Kosova nis procedurat për t’i dhënë azil “dëshmitarit X”

Autoritetet e Kosovës nisën procedurat për azil, për Albert Veliun të njohur ndryshe si “Dëshmitari X”, njeriu që deklaroi se ka biseduar me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për të siguruar prej tij, kalimin e një sasie marijuane në Itali. Veliu së bashku me të birin u ndalua pak ditë më parë nga autoritetet policore në Kosovë. Ai ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta.