Në Prishtinë, Kuvendi miratoi rezolutën për unifikimin e doganave Kosovë-Shqipëri. Dokumenti i propozuar nga deputeti social-demokrat, Visar Ymeri, kaloi me 67 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Ndërkaq, u shty votimi i rekomandimeve lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një milion eurove, për veriun me shumicë serbe.