Rajoni

Kosovë, Qeveria tërheq nga Kuvendi platformën e bisedimeve me Serbinë

Qeveria e Kosovës tërhoqi nga Kuvendi platformën për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, kjo nuk shmangu debatet në seancë. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila është shprehur kundër kësaj platforme që e ngarkon presidentin Thaçi si kryenegociator, nuk e ka komentuar vendimin e sotëm të Kryeministrit.
Përplasjet më të mëdha u regjistruan mes ish-llojit. Deputetët e Partisë Socialdemokrate, që lindi nga të pakënaqurit e Lëvizjes Vetëvendosje iu kundërvunë Albin Kurtit dhe qëndrimeve të tij.