Rajoni

Kosovë, Shpend Ahmeti zgjidhet kryetar i Partisë Socialdemokrate

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate në Kosovë zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmeti-n. Nënkryetar u zgjodh Visar Ymeri dhe sekretare e përgjithshme Aida Dërguti. Deputeti Dardan Molliqaj tha se në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë. Gjithashtu PSD-ja tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit parlamentare.