Rajoni

Kosovë, thirrje për shmangie të incidenteve ndëretnike

Në Kosovë, autoritetet vendase dhe ato ndërkombëtare shprehën shqetësime lidhur me disa incidente të raportuara ditët e fundit. Protestat ndaj një grupi serbësh në një fshat të komunës së Klinës, sulme me gurë dhe dëmtime pronash, janë raportuar nga pjesëtarë të komunitetit serb. Autoritetet e rendit thonë se janë duke hetuar të gjitha raportimet, ndërsa hodhën poshtë pohimet e zyrtarëve serbë se policia është duke “injoruar incidentet”.