Rajoni

Kotzias: Marrëveshja me Shkupin është në favor të Greqisë dhe Maqedonisë!

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se marrëveshja me Shkupin është në favor të interesit kombëtar të Greqisë dhe të Maqedonisë. Kotzias bëri të ditur se në ministrinë e jashtme greke janë mbledhur që të hënën ekspertë nga Shkupi, nga Athina dhe nga Kombet e Bashkuara, që po i japin dorën e fundit marrëveshjes. Më pas çështja do t’iu kalojë për diskutim dy kryeministrave të vendit.