Zv.presidenti i PPE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Mesdheut dhe njëkohësisht raportuesi për Malin e Zi deklaron se zgjerimi i Bllokut me Ballkanin, do ta forcojë Europën. Për Shqipërinë, bullgari Andrey Kovatchev thekson se progresi do të jetë vendimtar në fushën kryesore të sundimit të ligjit. Po ai vlerëson se “Procesi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë, ka nisur dhe po jep rezultate pozitive.