Aktualitet

Vettingu, Mulaj: Do të denoncoja pa doreza çdo ndërhyrje të politikës!

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përuroi sot ambientet e reja. Në fjalën e saj kryetarja e këtij kolegji, Natasha Mulaj u shpreh e bindur se Vettingu do të shëndoshë sistemin e drejtësisë. Mulaj tha se drejtësia jonë ka çeduar shumë, duke rrëzuar besimin dhe respektin e opinionit publik, por tani është koha dhe momenti që të gjithë të japin llogari. Kryetarja e KPA-së theksoi se do denonconte pa doreza, çdo ndërhyrje financiare apo politike në Vetting.