Aktualitet

KPA vendos më 6 qershor për Adriatik Llallën

Nëse ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do t’i nënshtrohet apo jo Vetting-ut, vendoset më 6 Qershor nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që zhvilloi sot një seancë rreth tre orëshe. Avokati i Llallës kërkoi ndërprerjen e procesit të Vetting-ut për të, pasi dha dorëheqjen nga sistemi. Por Komisioneri Publik kundërshtoi. Sipas Florian Ballhysës, Llalla nuk duhet t’ia paraqiste dorëheqjen Kryetarit të Shtetit, por Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.