Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA mblidhet në këto çaste që të vendosë për Adriatik Llallën, nëse duhet apo jo t’i nënshtrohet Vetting-ut. Për shkak se ish-Kryeprokurori dha dorëheqje duke refuzuar vendin e anëtarit në Gjykatën e Apelit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e Vetting-ut, por Komisioneri Publik kundërshtoi me argumentin se kjo nuk qëndron, përsa kohë Llalla ende gëzon statusin e magjistratit dhe dorëheqja nuk u bazua në procedurën ligjore. Ish-Prokurori i Përgjithshëm përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj, i cili tha se subjekti ka të drejtën e dorëheqjes.