Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka. Dy ditë më parë, ai u përball me trupën gjykuese në seancë, ndërsa sot e kaloi me sukses Vetting-un. Zeka e nisi karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore dhe më pas u emërua si prokuror në Vlorë ku prej Qershorit 2014 punon pranë Prokurorisë së Apelit.