Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi sot shkarkimin e Artan Lazajt, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës. Ndërkaq, Vetting-ut i nënshtrohet sot dhe Adriatik Cama. Prokurori i Tiranës doli para KPK-së, për t’u njohur me gjetjet e hetimit ndaj tij për aftësinë profesionale, pastërtinë e figurës dhe pasurinë. Vendimi për Camën jepet nesër në orën 09:00. Ai është dhe kandidat për anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.