Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shkarkon Adriatik Camën, nuk e rikonfirmon në detyrë. Vendimi për Prokurorin e Tiranës u komunikua sot, një ditë pas seancës ku trupa gjykuese konstatoi probleme në justifikimin e pasurive dhe pastërtinë e figurës së Camës, kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ndërkaq, sot është rradha e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari për t’iu nënshtruar Vetting-ut. Me Dizdarin, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbyll procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve të Kushtetueses.