Aktualitet

KPK, Marçela Shehu e kalon Vetting-un

Siç pritej, gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu rikonfirmohet në detyrë duke kaluar me sukses Vetting-un. Vendimin e dha sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ndërsa Shehu rezultoi pa shkelje dhe me pasuri të justifikuar. Gjyqtarja e cila kandidon për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, iu nënshtrua vlerësimit për kontrollin e pasurisë, aftësitë profesionale dhe figurën.