Komisioni i Pavarur i Kualifikimit merr sot vendimin për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. KPK-ja kërkoi 8 ditë kohë për t’i bërë llogaritjet e pasurisë. Altina Xhoxhaj e filloi karrierën si gjyqtare e Shkallës së Parë Tiranë. Në vitet 2006-2010, ishte anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa në maj të 2010-ës, e Gjykatës Kushtetuese.