Aktualitet

Kreditë e buta, zbardhen 2556 aplikuesit që kalojnë fazën e parë

Bashkia e Tiranës shpalli fituesit e fazës së parë të kredive të buta. Bëhet fjalë për 2556 aplikantë fitues të programit të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”. Pas 15 korrikut, do të vijohet me fazën e dytë, atë të dorëzimit të dokumentacionit përkatës të kredisë së butë me 3% interes. Ndërkaq jofituesit kanë një muaj afat për të ankimuar procesin.